Ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze 32-vjecarja Olga Arkhangelskaya, e cilësuar si barbi e Ukrahinës. Prej kohësh ajo njihet për ëndrrën që ka për t’u dukur si një “kukull Barbie njerëzore”.
Arkhangelskaya vdiq në shtëpinë e saj në Odesa, më 16 maj, ndërsa ishte vënë re se që prej kohësh ishte shkëputur nga rrjetet sociale.
Për këtë ngjarje të rëndë ka folur shoqja e saj e ngushtë, e cila bashkë me viktimën kishin ëndërr që të dukeshin si kukulla barbi.
“Ajo ishte shumë e trishtuar, por në të njëjtën kohë zbavitëse, me një sens të shkëlqyer humori e sarkazme. Ishte shumë e fortë por njëkohësisht e dobët dhe e ndjeshme”, shkruan Valeria.
Loading...