PERBERSIT : për 4-5 veta:
Te brendeshmet e qingjit(zorrët.mëlci,zemër,mushkri,gjëndrat,dhjamrat etj)
rigonë
piper i zi
kripë
nje tufë e vogël majdanozë
një tufë e vogël koper
disa thelpinjë hurdhër
1 limonë
pak vaj ulliri
2 gjethe dafine
PERGATITJA:
Lahen mirë të brendëshmet dhe përvec zorrëve pjesët e tjera priten në copa katrore dhe kriposen,piperosen dhe ju shtohet pak rigon dhe hurdhër e shtypyrë.Zorrët i lajni mire duke i kthyer nga ana tjetër. I marinoni me hurdhër të shtuypur,kripë,piper të zi dhe rigon.Shtoni dhe pak vaj ulliri sipër tyre.
Në nje shufër ose shkop për shishqebap kalohen një nga një te alternuara midis tyre të gjithë pjeset e prera katrore të brendëshmet e qingjit.
Lëni një hapsire misdis dy ekstremiteteve.Merrni fillimin e zorrëve dhe shponi në majë te shufrës që të na ngecet dhe rrethoni në menyre horizontale të gjithë shufrën me të brendëshme duke i ngecur zorrët te dy eksstrimitetet dhe i lidhur fortë që mos hapet gjatë pjekjes.Me zorrën tjetër bëni një mbeshtjellje në menyrë vertikale duke e shtrënguare mirë dhe duke u siguruarë mos lini asnjë hapsire midis zorrëve.
Vendoseni kukurecin në një tavë me letër furre poshtë,kriposeni përseri nëse ka nevoje,shtoni koper dhe majdanozë të grirë imët,pak vaj,gjethet e dafines dhe vendoseni të piqet në 180° per 50 minuta,nga mesi i pjekjes shuani me lëngun e 1 limoni
Shërbejeni të ngrohtë me erëza sipër dhe lëngun e pjekjes.