Përbërësit.
1 kilogramë miell.
2 filxhanë çaji me kos.
2 vezë të plota.
4 lugë gjelle me vaj luledielli
1 lugë kafe me sodë buke
2 lugë kafe me kripë
Përgatitja.
Në një tas të madh shtojmë miellin, sodën e bukës dhe i përziejmë mirë. Më pas hapim një vrimë në mes, shtojmë vezët, dhallin e përzierë më parë me kripën dhe vajin. E punojmë mirë derisa të krijojmë masën e brumit.
Brumi duhet të jetë pak më i fortë sesa ai i zakonshmi e mbulojmë dhe e lëmë rreth 20 minuta në një vend të errët Më pas e vendosim në një tavë, të lyer me pak vaj.
E fusim në furrë në temperaturë 180 gradë për rreth 40-45 minuta. Pasi kulaci të jetë gati ju mund ta shoqëroni atë me djathë gjalp fshati etj Shija e saj e mrekullueshme do të mbesë gjatë në mendjen tuaj
Ju bëftë mirë!