E mbyllur për vizitorët për shkak të pandemisë së COVID-19, Kulla “Eiffel” po i nënshtrohet një ndryshimi në pamje.
Në këto muaj pandemie nuk ka turistë nën monumentin e famshëm të Parisit, por shumë teknikë dhe punëtorë, të cilët po alternohen përgjatë 134 metrave të Zonjës së Hekurt për t’i ofruar asaj një kurë rinovimi.
Pothuajse 132 vjet pas krijimit të saj, është parashikuar të ndryshohet edhe ngjyra e saj.
Ngjyrë e kafenjtë, që e mbulon që prej vitit dhe 1968 ia lë vendin ngjyrës kafe të artë, e dëshiruar në 1907 nga shpikësi i kullës, Gustave Eiffel.
“Kulla Eiffel do të ketë një pamje më të artë, të praruar, si medaljet Olimpike dhe vitet që Parisi, Franca dhe Europa përgatiten të jetojnë kur të mbarojë pandemia”, komentoi Patrick Branco Ruivo, menaxheri i përgjithshëm i Sete, kompania që menaxhon monumentin.