Kultivonte rreth 300 bimë ka.nabis/ Arr.estohet kryeplaku i fshatit

Arrestohet kryeplaku i fshatit Prishtë të Skraparit pasi dyshohet se kultivonte kanabis në parcela.

Në pranga është vënë kryeplaku me iniciale J.L.,39 vjeç,me detyrë në fshatin Prishtë, të Njësisë Administrative Çepan, ku u sekuestruan 295 bimë kanabis në parcela në vendin e quajtur “Moçalishta”.

Ai është personi i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike, gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle në territo e te njoftonte Policinë e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas policisë, materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.

Loading...