Kunati qëlloi me thikë dhëndrin! Ç’ndodhi pas prishjes së martesës midis çiftit

Ndarja nga bashkëshortja për pak i ka kushtuar jetën një të riu në Durrës. Ai është plagosur me thikë nga kunati i tij (vëllai bashkëshortes), pas një konflikti që nisi me debate të ashpra.

Policia bëri me dije se Festim Hoxha goditi me thikë Spiro Tolin, pasi ky i fundit, pak ditë më parë, i çoi motrën te shtëpia e prindërve, duke thënë se nuk e donte më dhe kërkonte divorcin. Festim Hoxha nuk është pajtuar me vendimin e Tolit dhe i ka shkuar në shtëpi për të sqaruar situatën. Ndërkohë, Toli i ka thënë se janë ndarë pasi nuk e donte më motrën e Hoxhës. Pasi janë grindur, Hoxha e ka qëlluar kunatin e tij me thikë dhe më pas është larguar.

Aktualisht autori i ngjarjes ndodhet në arrati, ndërsa Policia i është vënë pas për ta arrestuar. “Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi Policia me anë të këtij njoftimi për shtyp.

Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka deklaruar se konfliktet më bashkëshorten kishin nisur prej kohësh dhe pak ditë më parë kishte marrë vendimin për t’u ndarë me të.

“Festimi erdhi te shtëpia për të më kërkuar llogari. I thash kjo punë ka marrë fund. Nuk e dua më motrën tënde dhe dua të ndahem prej saj. Nisi të më kërcënonte ndërsa nxori nga xhepi një thikë. I thash të largohej nga banesa ime, por situata në ato momente doli nga kontrolli. U afrua dhe më qëlloi. Më pas u largua nga shtëpia ime, ndërkohë unë përfundova në spital”, ka deklaruar mes të tjerash Spiro Toli për grupin hetimor, ndërsa nuk ka preferuar të komentonte shkakun e ndarjes nga bashkëshortja.
“Nuk dua ta flas për gjërat tona personale dhe familjare. Kemi problemet tona dhe situata dhe mosmarrëveshjet në çift kanë arritur në pikën kulminante dhe nuk ja vlen të vazhdojmë të qëndrojmë më bashkë”, ka thënë Toli.

Policia është vënë në kërkim të Festim Hoxhës, i cili u largua nga vendngjarja pa lënë gjurmë. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Policia po bashkëpunon edhe me familjarët e tij, të cilët po bëjnë rolin e negociatorit që Hoxha të dorëzohet në komisariat. L.M

Loading...