Kundër ‘anti-shpifjes’ – Abilekaj: “Edhe në burg po me çuan do të flas”

Gazetari i njohur Enton Abilekaj, njëherëzi drejtues i një portali, ishte në protestën para Kuvendit kundër paketës anti-shpifje.

Ai tha se nuk ka asnjë mundësi që ligji t’i mbyllë gojën gazetarëve, por dëmin më të madh sipas tij e pësojnë qytetarët, për hapësirën që nuk do të gjejnë më ne media

.”Edhe në burg po më çuan do flas, gjithçka të ndodhë unë do të flas, dhe këtë zgjedhje do ta bëjnë shumë gazetarë.

Ky ligj godet publikun që media i jep mundësi për të zgjidhur problemet e tyre. Nuk është çështje jonë, është çështje e gjithë shqiptarëve, atyre që e kanë aksesin shumë më të ulët se ne”, u shpreh Enton Abilekaj.

Loading...