Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka firmosur edhe një sezon tjetër tek Milani, duke realizuar ëndrrën e shumë tifozëve kuq e zi. Në fakt, kjo marrëveshje ishte përfolur prej kohësh, ndërsa një natë më parë kjo u zyrtarizua me letra.
Me 7 milionë euro në sezon, 39-vjeçari shprehet se Milani është shtëpia e tij.
“Jam shumë i lumtur, e prisja këtë ditë prej shumë kohësh. Ajo që ka rëndësi është që do të jemi edhe një vit tjetër së bashku, diçka që e kam dashur shumë, pasi Milani është shtëpia ime. Klubi, shokët e skuadrës, trajneri dhe tifozët, të gjithë më bëjnë të ndihem shumë mirë dhe nëse mund të qëndroj përgjatë gjithë jetës te Milani unë do ta bëja”, tha suedezi.
Loading...