Kur dëgjoj thirrjet – “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”,u them: “Po bëjeni si Korça bre lalkë” – Nga Agim Xhafka

QYTETI KITARË

Kur dëgjoj thirrjet :”Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”,u them:”Po bëjeni si Korça,bre lalkë”. Se atdheu do jetë më i bukur,më i dashur,më i qetë dhe më i pasur. Po the Korçë ke thënë prind,ke thënë jetë,ke thënë ëndërr, emocion, mallëngjim e ngazëllim.

Qyteti edhe formën e ka si kitarë të shtrirë në prehrin e Moravës. Me telat që ia lëviz era e Qarrit,suferina e Cangonjit apo fëshfërima e Mborjes.Korça është materniteti i matematikës,i sportit,i kulturës dhe i novacionit. Zoti e ka bekuar me toka pjellore,me male plot kurora,me ujra që e xhelozojnë vetë birrën dhe me dëborën që sikur del nga çentrot punuar me grep prej korçarkave syshkruar.

Korça ime është dashuria ime,ajo është jeta ime,sigurisht do jetë dhe vdekja ime…

Agim Xhafka

Loading...