Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut do të ‘pushtojnë’ sot vendin tonë.
Si pasojë e një rryme që po vjen nga Adriatiku ditën e sotme Shqipëria e mesme, por edhe Jugu do të jenë në kushtet e motit të paqëndrueshëm me reshje kalimtare që pasdite do të zhvendosen në drejtim të veriut.
Nesër do të ketë reshje më intensive në Jug dhe Veri. Të dielën thuajse i gjithë territori do të jetë i përfshirë nga stuhia.
Në 27 dhe 28 Dhjetor moti i keq do të kulmojë. Më pas moti do të qetësohet për ta pritur Vitin e Ri pa reshje shiu dhe dëbore.
Loading...