Kur do të hapet kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë? Ja përgjigja që jep Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se brenda këtij muaji kosovarët do të mund të udhëtojnë për në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Pressing, Rama thotë se momentalisht nuk kanë një datë të caktuar kur do të hapet kufiri, por se, ai është i sigurt se një gjë e tillë do të ndodh këtë muaj.

“Brenda majit do të hapet kufiri, ju do të mund të vini pa problem në Shqipëri”, theksoi Rama.

“Datën e saktë nuk e kam, por brenda këtij muaji mund të vini”, theksoi ai.

Kufiri në mes të Kosovës dhe Shqipërisë u mbyll në mes të muajit mars në përpjekje për të parandaluar përhapjen e covid-19.

Loading...