“Kur ikja larg, drejt teje vija, Kur vija afër, ikja larg, Për dreq më trembte largësia Dhe afërsia bëhej çark”

Mjegulli i dashurisë

Kur ikja larg, drejt teje vija,
Kur vija afër, ikja larg,
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha,
Një mjegull pus, një çmenduri,
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse, i bën hi.

Dhe ndoshta kjo ish dashuria,
E çakërdisur kuturu…
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.

– Dritëro Agolli

Loading...