Kur këndon Polifonia
Nëpër skena festivale
E dëgjon në bark fëmija
Dhe lumenjtë ndalin në zalle.
Fjalë prerë si vetëtima
Isoja gjëmon si deti
Grykat mbushen oshetima
Malet i tund si termeti.
Kendon per trimat e rene
Per fusha , gerxhe dhe male
Edhe per te shtrejten nene
Dhe per shqipen dy krenare.
O kenge , e polifonise
E brumosur te tabani
Je perla e Laberise
Je shkendi qe del nga stralli.
Nga shpirti , zemra e paster
Burone thelle polifonia
Tepelene , Vlore Mallakaster
Nga i madhi te femia.
Rrenjosur ne keto vende
Si rrenje e lisit ne shkemb
Ndaje mburru me veten tende
Polifoni , zonje e rende.
Eshte thesar i pa cemuar
Kenga jone polifonike
Brez pas brezi eshte kenduar
Dhe do kendohet ne vite.
Eshte kenga qe na nxjere mallin
Ane e mbane kudo qe jemi
S ‘ na le te harrojme vatanin
Por na thote prane tij te vemi.
… Adem Nuhaj…