KUR LOTI “NGRIN “NË DHEMBJEN E NJË QYTETI…
(Elegji për aktorin e humorit Muhamet Liko)
Të jesh pjesë e një qyteti të bukur është luks por të falësh buzëqeshje,humor,shpirt të bukur është hyjnore.
Ky qytet nuk mund ta pranoj që ti MET të largohesh pa menduar për ta…familjen tënde që kurrë s’do rresht ta mposhti atë lotin e ngrohtë që zbret plot mall e zë vend aty midis faqeve sikur të dojë të flasi gjatë pambarim.Shokët e tu që të presin si çdo ditë ,ashtu të katërt bashkë.
Edhe teatri sot hesht ,s’do të ndjej hapat e tua,buzëqeshjen tënde ,çiltërsinë dhe humorin fin.Sot qyteti ka heshtje,qetësi që vret fuqinë e rënkimit,tinguj dhimbje që i luten zotit pse mëkaton për njerëz të mirë.
Ndërsa ti na sheh nga lart ,buzëqesh ,mbledh gjithë dashuritë e zotit dhe zgjeth yjet që natën të zbresin në këtë qytet.
Pastaj kthehesh në flutur të bukur dhe ndalon në dy dashuritë e tua ,i përkëdhel dhe u fal bekimin e një babai të dhimbshur.
Ti zgjodhe pranverën të ikje me zemër të paqtë të shkoje në qiellin plot kaltërsi të fikje ëndrrat e tokës në mall e amshti.
Në qytetin tonë sot kanë zbritur ëngjëjt .Çudi sot nuk vallzojnë ..dredhin krahët dhe rënkojnë në tinguj dhimbje tek marrin shpirtin e një artisti që nuk vdes kurrë por frymën lë në zemrën e një qyteti.Sepse ti è ke dashuruar shumë qytetin tënd,artin,tokën nga erdhe me dashurinë që shumë kishe për të dhuruar.Çdo herë je në qelizën..emblemën e këtij qyteti si ikonë e një arti të bukur,si simfoni që bulëzon humor,art klass në skalitur kujtesë.Lutemi për ty në hapësirat e paqjes,dritës,e dashurisë,në udhëtimin tënd drejt Zotit…
RUDINA PAPAJANI