Kur mosha nuk ka rëndësi, 101-vjeçari nga Britania mposht koronavirusin

Kur mosha në ka rëndësi. Kështu rezulton për një 101-vjeçar nga Britania, i cili ka arritur që të mposhtë koronavirusin.

Keith Watson, nga Mbretëria e Bashkuar ishte shtruar në spital për një operacion kirurgjikal në këmbë, dhe më vonë ka rezultuar edhe si i infektuar me virus, pas temperaturës së lartë, me të cilën është përballur.

“Shkuarja në operacion ka qenë një gjë dhe më pas kur e kemi kuptuar se ai është pozitiv në koronavirus, e kemi menduar më të keqen”, ka thënë një familjare e tij. Pavarësisht ditëve të vështira, 101-vjeçari i ka lënë pas ato, ndërsa ka dalë nga spitali.

Fotografia e tij me stafin mjekësor është shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale. Sipas të dhënave të Unversitetit Johns Hopkins, deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar 65,872 persona të infektuar dhe 7,993 të vdekur, si pasojë e COVID.

Loading...