Kanë qenë të shumta pretendimet mbi origjinën e Nënë Terezës. E njohur si Gonxhe Bojaxhiu ajo lindi në Shkupin e pushtuar prej Perandorisë otomane në 26 gusht të vitit 1910 në një familje shqiptarësh. Tri ditë pas lindjes u pagëzua në Kishën e Zemrës së Krishtit nga famullitari dom Zef Ramaj. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiut.
Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën pas lindjes. Ajo kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazer Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake ndërsa e motra për shumë vite jetoi në Tiranë së bashku me të ëmën.
Familja ku ajo u rrit ishte një familje e njohur për vlerat e saj atdhetare. Babai i Gonxhes merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij shumë artistë dhe patriotë shqiptarë.
Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 janar 1918, në bazë të traktatit të Versajës. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike të asaj kohe, vdes në vitin 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe.
Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Gonxhja në rininë e saj kishte tri pasione: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
Karriera e saj brilante deri në shkëlqimin e saj si bamirëse dhe më pas si shenjte e njohin të gjithë. Konica.al ka zbuluar në Mediat kosovare një regjistrim të rrallë realizuar nga shqiptarët e Amerikës ku nënë Tereza fliste shqip. Një bukuri e paparë. Shenjtja më e madhe e shqiptarëve flet në gjuhën e bukur shqipe… në gjuhën e saj të mëmës…Regjistrimi është i 17 qershorit 1988 me shqiptarët e Amerikës në Bronks. /konica.al/
https://youtu.be/o9yF0iyf2E8