Kur pritet të ndryshojë moti? Sinoptikania Lajda Porja paralajmëron kthesën drastike të motit

Sinoptikania Lajda Porja ka sjellë parashikimin e motit për ditët e fundit të prillit dhe nisjen e majit. Porja tha se muaji prill pritet që të vijojë në këto ‘ujëra’. Ajo tha se kryesisht paraditet do të jenë me diell, ndërsa pasditet me vranësira dhe reshje të pakta shiu.

Ajo tha se moti do të vijojë thuajse njësoj deri në javën e parë të majit, ndërsa në gjysmën e këtij muaji më në fund do të mund të frekuentojmë edhe detin.

“Ka pasur një ndryshim të madh temperaturat, deri në fund të muajit prilli në këto ujëra do të paraqitet. Paraditet do të jenë me diell, pjesa e dytë e ditës do më vranësia dhe reshje.

E diela do jetë me diell, ndërsa e hëna do risjellë reshjet në gjithë vendin. Reshjet do jenë në sasi të pakta dhe kryesisht në pjesën e dytë të ditës, ndërsa bregdeti do jetë thuajse gjatë ditës me diell.

Më në fund do kemi pranverë. Kjo javë do shënojë temperaturat më të larta të pranverës, 25-26 gradë celsius.
Pritet që java e fundit e muajit do jetë më e ngrohtë se pjesa tjetër.

Edhe fillimi i majit do jetë në këto ujëra, nuk do ketë menjëherë vapë, por parashikohet që në vijimësi do jetë një muaj shumë normal dhe afër parametrave klimatikë. Le të shpresojmë që nga pjesa e dytë e tij të mund të frekuentojmë bregdetin”, u shpreh ajo.

Loading...