Kura me gjembgomari për pastrimin e mëlçisë dhe kundër gurëve në tëmth

Gjembgomari është një bimë që lulëzon dhe që i përket familjes botanike të luledeles dhe mban emrin botanik Silybum marianum.

Ekstrakti i gjembgomarit, që përgatitet nga farat e bimës ndihmon me proçesin e detoksifikimit dhe shërben si tonik për mëlçinë duke riparuar dëmet e saj.
Gjembgomari është përdorur gjithashtu për të trajtuar cirrozën hepatike, mëlçinë e dhjamosur, helmimet e mëlçisë dhe hepatitin viral.

Gjithashtu gjembgomari është efektiv në shmangien e efekteve anësore të ilaçeve kundër dhimbjeve.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë fantastike për pastrimin e mëlçisë dhe parandalimin e formimit të gurëve në tëmth.

Kura për shëndetin e mëlçisë
Gjembgomari ndihmon jo vetëm në pastrimin e mëlçisë por edhe parandalon formimin e gurëve në tëmth.

AgroWeb.org ju udhëzon të zieni tre degë të gjembgomarit në 3 gota me ujë.

Pas 15 minutash, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet.

Lëngun duhet ta pini tre herë në ditë përpara vakteve.

Përdoreni të paktën një herë në javë.

Vlerat e Gjembgomarit
Përbërësi kryesor antioksidant i ekstraktit të bimës njihet si silimarin dhe parandalon rritjen e qelizave të dëmshme në prostatë, gji dhe qafë.

Qumështi i gjembgomarit përmban acid linoleik që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ai mban nën kontroll nivelin e kolesterolit dhe sheqernave në gjak tek pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Ekstrakti nga gjethet, kokrrat dhe farat e bimës që përmbajnë silimarinë mund të bëhet çaj, kapsula ose tretësirë. Duke qenë se substanca e silimarinës nuk tretet dot në ujë, përfitimet e qumështit të gjembgomarit janë të kufizuara.

Për shembull, vlerat e çajit të qumështit të gjembgomarit rriten nëse e merrni atë në formë koncentrati.

Qumështi i gjembgomarit shërben për të detoksifikuar organizmin nga kimikate sintetike, metalet dhe alkoli. Në vitin 1986, qumështi i gjembgomarit u çertifikua zyrtarisht për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Produktet bimore të përftuara nga bima e mësipërme gjenden në farmacitë e zakonshme, farmacitë bimore dhe pikat e bimëve mjekësore.

Nga gjembgomari i thatë përftohet një çaj ku nevojitet një grusht bimësh për filxhan për t’u pirë dy herë në ditë nën konsultimin e mjekut./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Loading...