Kurba e Covid arrin kulmin në Kosovë, 95 raste infektimesh të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka regjistruar të mërkurën 95 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 311 testeve.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Pejës 18 raste, komuna e Vitisë 16 raste, komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 15 raste, komuna e Mamushës 8 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Istogut 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kllokot, Malishevë, Obiliq, Rahovec dhe Vushtrri”, është thënë në njoftim.

Në po këtë ditë, ky Institut ka njoftuar se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri, janë shëruar 63 pacientë, duke e çuar numrin total të tyre në 1,171.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet e Kosovës kanë regjistruar 2,363 të infektuar me koronavirus, prej raportimit të rasteve të para më 13 mars.

Prej tyre, 40 pacientë kanë vdekur.

Loading...