Astronomi amerikan Hjuxh Ros ka hartuar një listë në lidhje me përshtatshmërinë e Tokës për jetën duke i renditur si më poshtë:
FORCA TËRHEQËSE E TOKËS
Nëse do të ishte më e madhe, atmosfera e Tokës do të akumulonte sasi të mëdha amoniaku dhe metani, të cilat do të ishin negative për jetën.
Nëse do të ishte më e vogël, atmosfera e Tokës do të humbte sasira të mëdha uji që do ta bënte të pamundur jetesën.
LARGËSIA NGA DIELLI
Nëse do të ishte më e madhe, planeti do të ftohej shumë, duke krijuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit në atmosferë, si pasojë planeti do të hynte në epokën e akullit.
Nëse do të ishte më e vogël, planeti do të skuqej nga rrezet e Diellit duke shkaktuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit në atmosferë, gjë që do ta bënte të pamundur jetesën në të.
TRASHËSIA E KORES SË TOKËS
Nëse do të ishte më e madhe, do të transportohej nga atmosfera për në koren e Tokës më tepër oksigjen.
Nëse do të ishte më e vogël, do të kishte aq lëvizje vullkanike sa do ta bënin të pamundur jetesën në planet.
SHPEJTËSIA E RROTULLIMIT TË TOKËS RRETH VETES
Nëse do të ishte më e madhe, erërat atmosferike do të fitonin shpejtësi të mëdha, tufanet dhe ciklonet do ta bënin të pamundur jetesën.
Nëse do të ishte më e vogël, ndryshimi i temperaturës midis ditës dhe natës do të ishte shumë i madh.
FORCA TËRHEQËSE MIDIS HËNËS
Nëse do të ishte më e madhe, forca tërheqëse e fuqishme e Hënës do të ndihej shumë efektive mbi kushtet atmosferike, rrotullimin e Tokës rreth vetes dhe mbi baticat e zbaticat në dete.
Nëse do të ishte më e vogël, do të shkaktonte ndryshime negative të klimës për jetën.
FUSHA MAGNETIKE E TOKËS
Nëse do të ishte më e madhe, do të formoheshin furtuna të fuqishme elektromagnetike.
Nëse do të ishte më e vogël, do të hiqej ajo mburojë e Tokës kundrejt erërave të Diellit dhe rrezatimit të dëmshëm të tij.
ALBEDO (RREZET E DIELLIT QË REFLEKTOJNË NË SIPËRFAQE TË TOKËS, PËRQINDJA E RREZEVE TË DIELLIT QË ARRIJNË DERI NË SIPËRFAQE TË TOKËS)
Nëse do të ishin më të mëdha, me një shpejtësi të rrufeshme do të hynim në epokën e akullit.
Nëse do të ishin më e vogël, pasojat “serë” do ta rrisnin shumë nxehtësinë ku Toka fillimisht do të mbetej poshtë ujit nga shkrirja e akullnajave dhe më pas do të nxehej tej mase.
PËRQINDJA E OKSIGJENIT DHE E AZOTIT NË ATMOSFERË
Nëse do të ishte më e madhe, funksionet jetësore do të shpejtësoheshin negativisht.
Nëse do të ishte më e vogël, funksionet jetësore do të ngadalësoheshin negativisht.
PËRQINDJA E UJIT DHE DIOKSIDIT TË KARBONIT NË ATMOSFERË
Nëse do të ishte më e madhe, atmosfera do të ngrohej tej mase.
Nëse do të ishte më e vogël, temperatura atmosferike do të ulej.
TRASHËSIA E SHTRESËS SË OZONIT
Nëse do të ishte më e madhe, temperatura në rruzullin tokësor do të ulej.
Nëse do të ishte më e vogël, rruzulli tokësor do të nxehej shumë dhe do të mbetej i pambrojtur përballë rrezeve të dëmshme ultravjollcë të Diellit.
LËVIZJET SIZMIKE (TËRMETET)
Nëse do të ishin më të mëdha, do të ishte një shkatërrim i vazhdueshëm për gjallesat.
Nëse do të ishin më të vogla, lëndët ushqimore në fund të oqeanit nuk do të përziheshin në ujë, gjë që do të ndikonte negativisht në jetën në oqeane dhe dete, si rrjedhojë edhe në të gjitha gjallesat e Tokës.
Këto që numëruam deri këtu janë vetëm një pjesë e atyre ekuilibrave aq delikatë dhe të domosdoshëm për të formuar dhe mundësuar jetën në Tokë. Madje vetëm këto që u radhitën këtu do të mjaftonin për të demostruar se universi dhe Toka kurrë nuk mund të arrijnë të formohen si fryt i rastësisë dhe i zhvillimit të ngjarjeve aksidentale njëra pas tjetrës.
Të gjithë këto informacione kanë cilësinë të konfirmojnë edhe një herë një fakt të qartë. Ai, që ka krijuar në mënyrë të përsosur të gjithë universin, yjet, planetet, malet dhe detet, që i jep jetë njeriut dhe të gjitha gjallesave, që i mjafton fuqia të krijojë çdo gjë nga mosekzistenca, që krijimet e Tij i vë nën urdhrat e njeriut e që zotëron një forcë dhe fuqi të pafund, është Allahu. Allahu, këtë krijim të Tijin të përsosur një ajet të Kuranit e tregon si më poshtë:
“A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë! Ngriti kurorën e tij dhe e përsosi atë. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj tokën e sheshoi. Dhe prej saj nxorri ujin e saj dhe kullotat e saj. Kurse kodrat ia përforcoi. Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.” (Naziat, 27-33)/M.I