Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka njoftuar se deri më tani kartën e naftës e kanë përfituar plot 2600 bujq në zonën e Myzeqesë, teksa deri në fund të javës tjetër do e përfitojnë dhe 900 të tjerë.
Braçe sqaron së gjithsej bëhen 750 mijë litra naftë e cila do të shërbejë për 9000 hektarë tokë të punueshme.
“Kurrë më parë nuk ka ndodhur kjo!”, thotë ai përmes një shënimi në Facebook.
Shënimi i plotë i Braçes
NAFTA FALAS NUK ISHTE PER ZGJEDHJE, ISHTE PER ZHVILLIM!
PO FUNKSIONON!
Bujqit po marrin naften falas per punet e tyre me mekanike bujqesore-traktore etj, punet me token ne fushe te hapur apo ne sere!
2600 BUJQ KANE MARRE KARTEN E NAFTES NE MYZEQE;
900 BUJQ TE TJERE DO MARRIN KARTEN DERI NE FUND TE JAVES TJETER.
BEHEN RRETH 750 MIJE LITRA NAFTE PER GATI 9000 HEKTARE TOKE TE PUNUESHME!
Kurre me pare nuk ka ndodhur kjo!
Jam i bindur qe do jap efektet e veta ne kostot e punes me token, siperfaqen e punuar e mbjelle, sasine e prodhimit, te ardhurat e bujkut ne fund!