Kurrë mos u kthefshi se nuk e merr malli njeri për ju

Kryeministri Edi Rama pas Kurbinit ka udhëtuar drejt Mirditës për t’u takuar me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë takimit me qytetarët, Rama komentoi sërish vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

Rama uroi që opozita të mos kthehet kurrë, teksa tha se nuk merr asnjë njeri malli për ta.

‘Këtë herë ikën nga parlamenti dhe dogjën mandatet, ne jemi trima dhe nuk kthehemi kurrë.

Kurrë mos u kthefshi se nuk e merr malli njeri për ju, madje, madje që të jem shumë i sinqertë ka qenë një rast i madh për shumë demokrat për të parë se çfarë janë këta, bënë festë dhe thoshin fitore-fitore dhe pastaj vinin të futeshin me zor në Parlament.

Por në Parlament do të futen vetëm në shtator të vitit 2020, në qoftë se do u vijnë mendtë, se mbase nuk i vijnë’, tha Rama.

Loading...