Kurrë mos u martoni me këto shenja horoskopi

T’i japësh fund një marrëdhënie dashurie nuk ka qenë dhe nuk do jetë kurrë e lehtë, sidomos kur ka ndjenja në mes.

Disa njerëz mund të krijojnë distancë apo të ndjejnë nevojën për t’u izoluar në një pikë të caktuar të jetës, edhe pse dashurojnë apo shqetësohen ende për njeriun që kanë në krah.

DASHI

Të lindurit nën këtë shenjë janë të njohur për ndershmërinë dhe pasionin e tyre. Gjithsesi, pasioni mund të jetë tej mase intensiv dhe ndershmëria shumë “e ashpër”.

Kur janë më të pjekur dhe dinë se këto sjellje mund të jenë negative, vendosin të mbajnë distancë, në mënyrë që të jenë në gjendje për të përpunuar dhe qetësuar ndjenjat e tyre, sidomos për të mos lënduar njeriun që dashurojnë.

BINJAKËT

Përpiqen gjithnjë të flasin për atë që po ndodh dhe dinë edhe të dëgjojnë. Gjithsesi, Binjakët janë shumë të pavendosur. Kështu, në disa moment krize, mund të krijojnë distanca, në mënyrë që të riorganizojnë sa më mirë mendimet dhe të shprehen me më shumë mençuri në momentin kur duhet të shpjegohen.

BRICJAPI

Bricjapët janë tërësisht të pavarur dhe ndjejnë nevojën e fortë për të zgjidhur problemet e tyre, pa ndihmën e dikujt.

Ana e tyre pesimiste dhe e frikshme e dobësisë, mund të influencojë vendimin për t’u larguar, e më pas nisin të besojnë se është e nevojshme të vlerësojnë krizën e lidhjes, duke u ‘strehuar’ në një hapësirë të cilën e quajnë të sigurtë, derisa të ristabilizojnë mendimet e tyre.

UJORI

Ujorët duan të jenë vetëm kur analizojnë ndjenjat e tyre më të thella, pa patur nevojën të shpjegojnë çdo gjë që ndjejnë në atë moment. Kërkojnë një hapësirë për veten kur ndihen nën presion për të shpeguar ndjenjat e tyre.

Loading...