Kush e fiton sonte “Këngën Magjike”,Eneda Tarifa apo Fifi?

Këtë edicion të festivalit “Kënga Magjike”, finalistët që do të ngjiten sonte në mbrëmje në skenën e “Pallatit të Kongreseve” nuk do ta kenë mbi supe të gjithë barrën e votimit për njëritjetrin. Ky është viti i parë që producenti dhe moderatori i “Këngës Magjike” vendosi të ndryshojë formulën e votimit.

Kështu, edicioni i 21-të i festivalit “Kënga Magjike” vjen me një koncept të ri. “Këtë vit në ‘Kënga Magjike’ veç artistëve në netët finale do të votojë edhe publiku, këtë vit do të votojë edhe Juria e New Artist, vetë Juria këtë vit do të ketë ndryshime, këtë vit… nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët!

Ndaj, kush mendon të jetë pjesë e magjisë 2019, le të fillojë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini neve”, shkruante Gjebrea disa muaj më parë në profilin e tij në “Instagram”. Me moton se çdo këngë e bukur në festivalin “Kënga Magjike” kthehet në hit, Gjebrea vendosi ta bëjë këtë ndryshim pas plot dy dekadash, duke e nisur dekadën e re me një koncept të ri. Dhe ja ku jemi sot, disa orë para shpalljes së çmimeve të natës finale dhe fituesit që do të rrëmbejë çmimin e madh.

Ethet kanë mbërthyer finalistët, të cilët pas shkundjes nga tërmeti fatkeq kanë shkundur votat që do të shkojnë për artistin, që do të rrëmbejë kupën e triumfit. Dhe tashmë kanë nisur të përfliten emrat e këngëtarëve, që mund të rivalizojnë për çmimin e madh. Edhe pse mund të diskutohen disa emra, si pretendentet kryesore po komentohen Eneda Tarifa dhe Filloreta Raçi (Fifi) me baladat e tyre.

Eneda Tarifa është rikthyer pas 11 vitesh në festivalin “Kënga Magjike”, si pasojë e disa mosmarrëveshjeve që ka pasur në të kaluarën, situata këto tejet të shpeshta në gara të tilla, sidomos në rastin kur kolegët votojnë njëri-tjetrin. Për herë të fundit në këtë kompeticion, këngëtarja u shfaq në vitin 2008, ku mori pjesë me këngën “Zëri im” dhe fituese u shpall Jonida Maliqi me “Njëri nga ata”. Këtë vit Eneda merr pjesë me këngën “Ma zgjat dorën”, e gjitha një produksion i Flori Mumajesit.

Këngëtarja shquhet për zërin e veçantë dhe deri më tani ka qenë 3 herë pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, që prej vitit 2001 me këngën që u kthye në hit. Ajo konkurroi gjithashtu në “Kënga Magjike 2006”, ku fitoi çmimin “Çesk Zadeja” dhe në vitin 2008 u vlerësua me çmimin “Fun Tune”.

Eneda arriti të performonte saktë live, ndërkohë që shumë media apo portale të Kosovës bënë një asosacion të vargut të saj “Zgjatma dorën”, me situatën pas tërmetit tragjik, ku shumë persona humbën jetën në Durrës. Shpërndarja e momenteve të këngës së Tarifës si formë ngushëlllimi për të dëmtuarit nga tërmeti, duket se e ktheu edhe më shumë vëmendjen te kjo këngë, që në fakt i dedikohet dashurisë në buzë të greminës.

Nga ana tjetër, si fituese përflitet edhe balada e Fifit “Marova”, pasi sipas mediave të Kosovës, vetë këngëtarja “ia vë syrin” çmimit fitues. Këtë herë Fifi vjen me këngën ‘Marova’, një baladë që në pak orë mori mijëra klikime dhe që e bën Fifin pretendente për fituesen e ‘Këngës Magjike’, pasi ajo ka të siguruar votën e publikut. Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, është një nga këngëtaret më të përfolura në mediat rozë. Me karakterin e veçantë dhe stilin e saj ka arritur të bëjë për vete publikun shqiptar.

Ky është viti i 3-të radhazi që Fifi merr pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, gjithmonë duke sjellë këngë që pëlqehen nga publiku. Vitin e kaluar Fifi erdhi me këngën “Psikopatja jote”, në bashkëpunim me Mc Kreshën, e cila u pëlqye jashtëzakosnisht shumë nga publiku dhe fansat. Këngëtarja e ka punuar këngën me titullin “Marova” në “Threedots”, ndërsa tekstin dhe muzikën e ka shkruar vetë.

HERA E PARË QË KONKURROJNË TË HUAJ

Duke qenë se këtë vit në skenë ngjiten emra të njohur të vendeve fqinje, po përfliten edhe këngëtaret e huaja që morën pjesë në këtë garë. Por edhe pse emrat e tyre përfliten si fituese, duket se ende nuk janë pjekur kushtet që festivalin “Kënga Magjike” ta fitojë një artiste e huaj. Fjala është për këngëtaren greke, Maria Kiou, që performon “Mallon Trelenomai” dhe që u pëlqye nga të gjithë. Asnjë koment negativ për të, këngën, gjuhën, askund nuk mori pas performancës së saj.

Edhe Tamara Todevska me këngën “Monsters” komentohet si favorite për ta fituar këtë garë. Këngëtarja nga Maqedonia, e cila këtë vit përfaqësoi Maqedoninë në Eurovizion, u prezantua në festivalin “Kënga Magjike” me këngën e shkruar nga Kosta Petrov, me muzikë nga Robert Bilbilov, Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetkovski. Ndërkohë që shumë është pëlqyer kënga e vëllezërve Stefi dhe Endri Prifti, me titull “Zemra ime është gjallë”.

Skenës së tyre iu bashkua edhe muzikanti i njohur Gent Myftaraj, duke luajtur në kitarë momentin e fortë të këngës me vargje të shkruara nga Pandi Laço. Revista “Anabel” ka bërë një sondazh, ku në sajë të votimit të publikut ka nxjerrë të parën Eneda Tarifën. Po si shkoi performanca e artistëve? Mund të konsiderohet edhe Soni Malaj fituese me “Shije tradhtie” nëse nuk do të stononte në skenë, ajo që i ndodhi edhe Armir Shahinit të “West Side Family”.

Ndërkohë, edhe pse përfliten disa emra të rinj si pretendentë, mes të cilëve nipi i Vaçe Zelës, Dario, nga eksperienca e viteve të mëparshme çmimin e parë e fiton një artist me karrierë. Ky festival pati edhe surpriza e largime, siç ishte rasti i Linda Halimit apo Besa Kokëdhimës.

Por edhe befasi si rasti i Egoza Ademit, e cila Këto janë rezultatet e sondazheve, të cilat sivjet që voton edhe publiku, i afrohen më shumë rezultatit final s’mundi dot ta prekë finalen me me baladën e saj të ndjerë, “Zemrës”. Ndërkohë që ra në sy pjesëmarrja e Marsela Çibukajt me “Thërrime dashurie”, Orgesa Zaimit me “Verën ku ma le”, Anxhela Peristerit me “Dikush i imi”, Juliana Pashës me “Nuk do qaj”, Lind Ismalit me “Ti m’ke rrit”, Rovena Dilos Ft Hit Man & Rolla – ”Cinderella”, Jehona Sopi me “Anej”, Erik Lloshi me “Zhgënjim total”, Marjona Metohu me “Bosh”, Inis Neziri me “Ishe ti”, Kastro Zizo me “Pema e jetës” apo Khuba, i cili hapi këtë vit kategorinë e “New Artist” me këngën që ia dedikon ish-të dashurës.

E nëse ndalojmë te juria e festivalit “New Artist”, Armend Rexhepagiqi mund të themi se ka pak konflikt interesi, pasi edhe merr pjesë me këngët e tij dhe voton, gjithsesi një artist i kalibrit të tij mundet t’i bëjë të dyja në të njëjtën garë./Panoramaplus

Loading...