Stafi i JOQ Albania ka krijuar një sondazh online ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë për të votuar sipas tyre, atë që meriton të quhet “Personazhi i Vitit” për rolin, ndikimin, impaktin dhe kontributin që ka dhënë gjatë 2019-ës.
JOQ Albania ka përzgjedhur 13 personazhe nga fusha të ndryshme të jetës, të cilët kanë qenë protagonistë në ngjarjet më të bujshme që kanë ndodhur përgjatë këtyre 12 muajve dhe kanë kontribuar secili sipas mënyrës së tij në fushën që mbulojnë.
Më poshtë janë edhe 13 emrat e sugjeruar, ku gjithësecili nga ju mund të votojë personazhin e preferuar dhe më i votuari do të shpallet “Personazhi i Vitit 2019”.
Votimi nis prej ditës së sotme dhe do të mbyllet në ditën e fundit të vitit, 31 dhjetor, kur do të shpallet edhe fituesi i sondazhit, i zgjedhur nga votat e gjithësecilit prej jush.
Personazhet e propozuar nga ju për titullin “Personazhi i Vitit 2019”
Dilaver Nelaj – Shqiptari me numrin më të lartë të protestave individuale në vend.
Elvis Naçi – Drejtuesi i Fondacionit “Firdeus”, i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme.
Edi Rama – Kryeministri unik i cili duhet marrë shembull nga liderët e Bashkimit Europian.
Arbër Hajdari – Drejtuesi i respektueshëm i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, megjithëse më i ri se të tjerët, ka mbledhur shumë fonde për të prekurit nga tërmeti.
Marin Mema – Gazetari patriot i cili ka rifreskuar kujtesën e shqiptarëve dhe bashkë me Marko Kepin mblodhi shumë fonde për pasojat e tërmetit.
Luljeta Bozo – Inxhinierja e mirënjohur shqiptare, profesoreshë në fushën e saj.
Bebe Rexha – Këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur botërisht, e cila dhuroi 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti dhe shumë dashuri duke i takuar ata nga afër.
Sadak, qeni i Policisë së Kosovës – Heroi katërputrosh i cili me aftësitë e tij shpëtoi nga rrënojat e banesave disa shqiptarë.
Lutfi Kastrati – Protestuesi simbol i qëndresës historike 1-vjeçare me banorët e Astirit
Neritan Licaj – Aktori i mirënjohur shqiptar, aktivist dhe mbrojtës i shoqërisë, i njohur për zërin kritik ndaj qeverisë.
Taulant Kopliku – Gazetari investigativ i emisionit Le Iene, falë përpjekjeve të të cilit u bë i njohur për italianët dhe jo vetëm, rasti i 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha i burgosur në kampin sirian.
Arba Kokalari – Mbesa e Musine Kokalarit, deputetja e parë shqiptare pjesë e Parlamentit Evropian.
Halil Kastrati – Imami i njohur nga Kosova, një prej figurave më të lartësuara për kontribute të mëdha tek të varfërit.
Rezultatet :
1-Elvis Naçi – 16211 vota
2-Marin Mema – 10333 vota
3-Dilaver Nelaj – 3281 vota
4-Sadak, qeni i Policisë së Kosovës -2296 vota
Shikoni rezultatet e plota :
https://joq-albania.com/sondazh/personazhi-vitit-2019.html?fbclid=IwAR0qbKF-C4WV7M2ndm7Dlo9VIzhpg9O2MU9naF_yIewgin8wa4tN1D0hfoU