Kush është 19-vjeçari i shumëkërkuar për vrasjen e 4-fishtë në Velipojë

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Pas verifikimeve të thelluara të kryera ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj italiane, mëngjesin e sotëm është bërë identifikimi i shtetasit të shoqëruar Elmidin Dyli, thuhet në njoftim.

Policia bën me dije se Dyli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tirana, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2021, në Velipojë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri, 4 shtetas.

Policia e Shtetit falënderon homologët italianë dhe zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, për bashkëpunimin e shkëlqyer policor në interes të të dy vendeve dhe më gjerë.

Loading...