Kush është 26-vjeçari që u plagos në Elbasan

Një ngjarje banale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme
në Elbasan.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se ngjarja ka konsistuar në një sherr mes të rinjve në Elbasan ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre.
Mësohet se të rinjtë janë konfliktuar me sende të forta. Sherri ka ndodhur në Bulevardin e qytetit.

I plagosur ka mbetur Kei Piu, 26 vjeç, i cili njihet në Elbasan, pasi në 2020 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ku mori tre plumba në bark.

Sakaq policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...