Kush është 35 vjeçari që u gjend i pajetë në tunel(emri,foto)

Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur në Bulqizë.

Kufoma është identifikuar si Artur Lleshi nga fshati Zogaj i Bulqizës dhe është gjetur ditën e sotme në një tunel në fshatin Gjuras të njësisë Administrative Shupenzë.

Familjarët e kishin denoncuar prej 5 muajsh si të zhdukur por kërkimi nga Policia nuk kishte sjellë rezultat.

Nuk dihet akoma se çfarë mund të ketë shkaktuar vdekjen apo vrasjen e 32-vjeçarit. Ndërsa policia po vijon hetimet./albeu

Loading...