Kush është 38-vjeçari emigrant i cili tentoi t’i merrte jetën nënës

Policia ditën e djeshme ka arritur të parandaloi një krim brenda familjes në fshatin Dushk të Lushnjes. 

Pas një konflikti për motive banal me nënën e tij 38 vjeçari nxjerr pistoletën me të cilën do të qëllonte të ëmën në rast se policia nuk do të kishtë mbërritur në kohë.

Sipas policisë i arrestuari është Edmond Kadiu, 38 vjeç. Gjatë kontrollit të kryer policia ka sekuestruar një armë zjarri, pistoletë me silenciator dhe 43 fishekë.

Sipas dëshmisë së nënës mësohet se djali kishte problem mendore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Shtetit njoftoi dje se falë reagimit në kohë të forcave të Policisë së Lushnjës, është bërë i mundur parandalimi i një krim brenda familjes.

“Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari, pasi dyshohej se do të kryente krim të rëndë në familje, pas konfliktit me nënën e tij. Sekuestrohet një armë zjarri, pistoletë me silenciator dhe 43 fishekë”, tha dje zyrtarisht Policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Edmond Kadiu, 38 vjeç, banues në Dushk të Lushnjës.

Policia e Lushnjës ka marrë njoftim në rrugë operative se ky shtetas po konfliktohej me nënën e tij, në banesën e tyre, në fshatin Dushk. Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë, u bë e mundur kapja e tij në flagrancë dhe gjetja në trup e një arme zjarri pistoletë me silenciator.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 43 fishekë luftarakë. “Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak’ dhe ‘Dhunë në familje’”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit.

Loading...