Raportohet se policia e Korfuzit është vënë në ndjekje të 47-vjeçarit, Dhimitri Aspioti.
Ai akuzohet se rrëmbeu dhe përdhunoi një 34-vjeçareje shqiptare për 48 orë.
Shqiptarja u gjet pas një kasolleje në Agio Petro. Denocimin për zhdukjen e shqiptares e bëri burri i saj.
Dhimitri Aspioti është një emër i njohur për policinë greke dhe jo vetëm. Në vitin 2012 ai u dënua për përdhunimin e 6 të rinjve britanikë.
U tha se ai i kishte përdhunuar në vitin 2010, 6 të rinj dhe nga mediat britanike mori nofkën “dragoi i Kavos”. Ai nuk e vuajti dënimin prej 52 vitesh, pasi u lirua në vitin 2019 sepse shfrytëzoi një ligj të kohës në Greqi, kështu raportojnë mediat helene.
Loading...