Një 50-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për drogë, ka rënë në prangat e policisë së Fierit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Sokol Rukaj ishte dënuar nga drejtësia italiane, me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Si rezultat i operacionit, në fshatin Kreshpan, Rukaj u kap në banesën e tij dhe u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Loading...