Kush është biznesmeni që u vra në qendër të Tepelenës

Personi që shihni në foto është 45-vjeçari Çajup Selimi, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në qendër të Tepelenës.

Rezulton që viktima të jetë pronar i një biznesi materialesh ndërtimi.

Selimi u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Nuk dihet ende identiteti i autorit si dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Rezulton se Çajup Selimi ka qenë pronar i një biznesi në Tepelenë dhe tre vite më parë është goditur me mjete të forta nga dy persona në qendër të qytetit.

Në vitin 2018 ai do të goditej me leva hekuri dhe me grushte për arsye të paqarta, por dyshimet kryesore ishin për konkurrencë për tregti.

Loading...