Deputeti Luçiano Boçi është duke u përgatitur për të garuar në zgjedhjet lokale të majit në Elbasan.
Boçi është futur në primare dhe në momentin e konfirmimit duket se do të lerë mandatin e deputetit për të garuar përballë kandidatit të PS në këtë qytet të rendësishëm.
“Njerëzit duan ndryshimin politik të drejtimit të vendit. PD është e vendosur të vijojë aksionin e saj politik dhe me organizimin e primareve por edhe vijimin e protestive që do jenë po kaq të mëdha e më të ashpra.
Dua të ndaj përgjiegjësinë për të qenë pjesë e garës së kandidimit për bashkinë e Elbasanit. E konisderoj si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës politike, profesionale dhe tokësore”, tha Boçi.
Loading...