Kush është Drejtori i Mjedisit që përplasi i dehur 11 makina

Policia e Vlorës ka ndaluar drejtorin e Agjencisë Rajonale të Mjedisit në këtë qytet.

Kreshnik Lilaj, duhet të përgjigjet para drejtësisë në lidhje me aksidentin e ditës së sotme, ku përplasi në gjendje të dehur 11 makina të parkuara.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën Transballkanike, ku siç tregon edhe pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, Lilaj ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Nga matja e nivelit të alkoolit, Lilaj iu gjetën trefishi i sasisë së lejuar në gjak.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: K.L., 31 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë për arsye se ditën e djeshme në lagjen “24 Maji” pranë rrethrrotullimit të “Omonias”, shtetasi K.L., duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjete të tjera të parkuara duke dëmtuar disa prej tyre por edhe veten e tij. Pas matjes me aparatin drager, rezultoi se shtetasi K.L., drejtonte mjetin në gjendje të dehur”, raporton Policia

Loading...