Kush është Gentjan Marku i ekstraduar sot nga Madridi, pjesë e dosjes ‘339’

Një 29-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Madridi drejt Tiranës, ku është dënuar për një sërë veprash të rënda kriminale.

Sipas Interpol Albania, bëhet fjalë për Gentjan Markun nga Repsi i Lezhës, ndaj të cilit Gjykata e Krimeve të Rënda, në vitin 218 ka dhënë masën “arrest me burg” për një sërë veprash penale si “Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal”.
Gentjan Marku është gjithashtu pjesë e dosjes së famshme “339”, si pjesë e një grupi prej 12 personash që akuzohen për tjetërsim të pronave në bregdetin e Lezhës, së bashku me Samuel Ndokën, nipin e ish-deputetit Arben Ndoka.

Loading...