Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Himarë, teksa një familje ka udhëtuar me varkë në det, ndërsa zonja e shtëpisë nuk ka mundur dot të kthehet e gjallë.
Ngjarja ka ndodhur në mëngjes. Viktima është identifikuar si Mirela Rama.
Familja me 3 anëtarë (bashkëshorti, bashkëshortja dhe djali) është nisur për udhëtim për të zënë peshk në mëngjes, ndërsa stuhia e fortë ka përmbytur varkën.
Varka është përmbysur dhe ka zënë zonjën poshtë. Djali i saj e ka mbajtur për pak kohë në krah, ndërsa një stuhi tjetër e fuqishme ia ka marrë të ëmën nga duart.
Loading...