Kush është ‘i frikshmi’ që merr frerët e ushtrisë

Pas tërheqjes nga veriu i Ukrainës, ushtria ruse po e përqëndron aktivitetin në jug dhe në lindje të vendit fqinj.

Operacionet e Moskës tani po fokusohen në rajonin e Donbasit. Një zyrtar perëndimor konfirmoi për BBC se Rusia e ka riorganizuar komandën e operacioneve të saj në Ukrainë, duke vendosur në krye të saj një gjeneral me përvojë të gjerë në operacionet luftarake në Siri.

Duke folur në kushte anonimiteti, burimi tha se komandanti i distriktit ushtarak jugor rus, gjenerali Alexander Dvornikov, tani drejton pushtimin në Ukrainë.

“Ky komandant ka eksperienca shumë të mëdha me operacionet ruse në Siri. Moska pret sukses prej tij”, thotë zyrtari në fjalë.

Dvornikov përshkruhet në mediat e huaja si një gjeneral brutal e si personi përgjegjës për masakrën në stacionin e trenit të Kramatorsk.

44 ditë nga fillimi i agresionit, është e qartë se Rusia ka hasur në vështirësi të mëdha për të arritur qëllimet e saj të luftës.A

jo dështoi të merrte kontrollin e qyteteve të mëdha si Kievi e po kthehet në lindje, në Donbas.

Taktikat ruse u bllokuan nga rezistenca e njësive ukrainas, më të pakta në numër, por që kanë vepruar me inteligjencë e me sulme të befasishme, ndërsa kanë dhe njohuri më të mira të terrenit se kundërshtarët e tyre.

Në këtë mënyrë, ato përballuan një Rusi që mendohej se kishte një forcë “të konsiderueshme” prej gati 100 grupesh taktike të batalioneve operative.

Për këtë arsye, Moska duket se po kërkon tani të ndryshojë strategji, lëvizjet e saj vijnë në kohën kur Rusia, sipas burimeve të mbrojtjes amerikane, ka nisur të mobilizojë rezervistë dhe po përpiqet të rekrutojë 60.000 ushtarë për t’i bërë ballë humbjeve të rënda në front.

Top Channel

Loading...