Kush është i njohuri që e nxorri në pritë ish-policin Bilali?

Pasditen e djeshme Tirana është tron*ditur nga një breshëri ar*me zja*rri, ku vik*timë mbeti ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Arben Bilali, 50 vjeç.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, autorët e ngjarjes kanë qënë tre persona të cilët e kishin mirëplanifikuar vras*jen.

Ata kishin përgjuar lëvizjet e Bilalit dhe i kishin ngritur pritë pranë banese së tij në zonën e Selitës.

Por mister mbetet se cili person e ka nxjerrë nga shtëpia, Arben Bilalin pikërisht në atë orë ku vras*ësit e tij po e përgjonin dhe po e prisnin që ta ekze*kutonin.

Kjo është edhe një nga pistat që po heton policia , pasi duke qenë se familja ishte në hasmëri, Arben Bilalaj ruhej dhe nuk dilte nga banesa pothuajse fare për shkak të vras*jes së dy vëllezërve të tjerë të tij, Bujar Bilali në 1998 dhe Leonard Bilali në 2010, për të njëjtën histori hakma*rrjesh.

Në zonë nuk ka dyqane, kafene apo subjekte të tjera shërbimesh ku mund të shkonte Arbeni. Ndaj dyshohet se ka qenë një person i njohur i tij që mund ta ketë nxjerrë nga banesa. /albeu

Loading...