Kush është ish-oficeri i ekzekutuar sot në Tiranë – I shpëtoi atentatit në 2010

Atentatet ndaj familjes Bilali datojnë që në maj të vitit 2010, kur u tentua të vritej Arben Bilali.

Disa muaj më pas, në gusht të këtij viti, ek.zekutohet në ambientet e një bar-kafeje në zonën e Selitës, vëllai i tij, Leonard Bilali i cili sapo ishte kthyer nga Italia.

Arben Bilali, 50-vjeç, ish-punonjës policie, u ekzekutua sot me tre plu.mba në zonën e Selitës në kryeqytet. Autorët dyshohet të kenë qenë tre persona të maskuar të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të Bilalit në momentin kur ai po dilte nga automjeti i tij tip “Hyundai”.

Pista që po heton policia është ajo e hakmarrjes. Mësohet se Arben Bilali ka pasur konflikte në të kaluarën me familjen Xhabafti në Tiranë, përplasje të cilat datojnë në vitet 1994-1997.

I përfshirë në këto përplasje ka qenë edhe Leonard Bilali, vëllai i ish-oficerit. Ai është ekzekutuar në gusht të vitit 2010 po në zonën e Selitës në kryeqytet.

Ndërsa disa muaj më parë, në maj 2010, ishte vetë Arben Bilali që i shpëtoi një atentati me armë zjarri pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re, duke mbetur i plagosur nga kjo ngjarje.

Ndërsa sot, Arben Bilali besohet se është mbajtur në mbikëqyrje nga autorët të cilët kanë pritur që ai të zbriste nga makina dhe më pas ta qëllonin për vde.kje në një rrugicë pranë shkollës “At Zef Pllumi” në Selitë. Ngjarja ka ndodhur 900 metra larg vendit ku 9 vite më parë u ekzekutua vëllai i tij, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos.

Të tre atentatet ndaj vëllezërve Bilali kanë ndodhur në të njëjtën zonë, pranë banesës së tyre në zonën e Selitës.

Pista që po heton policia është ajo e hakmarrjes. Kjo pasi vëllezërit Bilali kanë qenë në konflikt me familjen Xhabafti, përplasje këto të nisur në vitet 1994 dhe 1997.

Arben Bilali ka qenë punonjës policie te komisariatin nr.2 në kryeqytet dhe pjesëtar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), detyrë nga e cila është larguar disa vite më parë.

Loading...