Kush është kalimtari, që ju morr jeta dje në Kavajë

Ramazan Hasalliu, rreth 50 vjeç mbeti viktimë e shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve kriminale në Kavajë, ku sapo kishte blerë bukë dhe po kthehej në shtëpi.

Hasalliu, baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, kishte më shumë se 40 vjet që jetonte në Kavajë, raporton shqiptarja.com.

Vitet e fundit ai punonte roje nate në një biznes private.

Ramazan Hasalliu sapo kishte blerë bukë në një furrë buke rreth 10 minuta larg lokalit ku ndodhi përplasja e armatosur, kur mori një plumb teksa kaloi në rrugën aty pranë.

Ndërkohë furra e bukës shumë pranë lokalit, aty ku u qëllua Hasalliu, (por jo ajo ku 50-vjeçari kishte blerë bukën) është një biznes i falimentuar, i mbyllur prej kohësh, dhe për ironi i fatit, i vetmi biznes aty pranë që kishte kamera sigurie.

Banorët e zonës e quajnë një fatkeqësi të madhe, dhe thonë se 50-vjeçari Hasanlliu ishte një njeri i qetë dhe pa konflikte.

Pas tragjedisë, familja Hasalliu ka hapur dyert e mortit ndërsa nuk pranuan të prononcoheshin për mediat. Edhe vëllezërit e përfshirë në ngjarje nga dy grupe të ndryshme i kishin shtëpitë pranë lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Loading...