Kush është ‘mafiozja’ siciliane që urdhëroi vrasjen e shqiptarit

Zbulohet kush është gruaja italiane që urdhëroi vr.asjen dhe murosjen shqiptarit Astrit Lamaj. 

Ajo është sh ish e dashura e tij 16 vjet më e madhe, Carmela Sciaçhitano. Porositësja e vr.asjes u arr.estua dy ditë më parë nga policia italiane në aeroportin e Genova-s ndërsa po tentonte të largohej nga Italia drejt Brazilit.

Sipas policisë italianen, italiania Sciaçhitano 64 vjeç, është porositësja e ekz.ekutimit ma.kabër të shqiptarit Asrtit Lamaj i zhdukur prej 2013 e që u gjet i murosur në janar të këtij viti në një vilë antike në komunë Senago në provincën e Milanos.

Hetimet e kryera nga prokuroria e Monzës dhe Milanos kanë zbardhur se shqiptari Astrit Lamaj u ekz.ekutua me urdhër të Carmelës, e cila kishte qanë për rreth një vit e dashura e tij.

Ka qënë ajo që ka paguar 8 persona për kryerjen e këtij krimi, 5 prej të cilëve janë vënë në pr.anga nga policia italiane..

Motivi i vr.asjes është pasional pasi shqiptari kishte vendosur të ndërpres lidhjen e dashurisë me Carmelën e ndoshta (motiv ky ende i pa verifikuar) se i kishte grabitur asaj disa objekte të çmuara.

Mediat italiane rrëfejnë se siciliane e emigruar prej vitesh në veri të Italisë, 64 vjecarja Carmela Sciaçhitano bënte një jetë mjaft të mirë, gjithnjë e qeshur e kuruar në pamje sa e vështirë të besohej se ishte ajo që kishte porositur vr.asjen kaq ma.kabre të ish të dashurit të saj Astrit Lamaj.

Shqiptari më parë është dh.unuar fizikisht, mbytur e për të zhd.ukur trupin e kishin hedhur në një pus të braktisur duke e murosur në një vilë antike në komunën Senago në provincën e Milanos, ku u gjet dhe në janar të këtij viti.

Po sipas mediave italiane Carmela Sciaçhitano me origjinë nga qyteza Riesi në provincën e Caltanisettas, të Sicilisë, për ek.zekutimin e këtij kr.imi kishte kërkuar ndihmën e klanit ma.fioz të Riesit, mjaft besnik i bosit të Cosa Nostra Toto Riina.

Carmela star televiziv i telemarketingut gjenovez.

Mediat italiane hedhin dritë mbi jetën e Carmela-s e cila njihej nga të gjithë si Carmelina Martohet në moshë minorene në Sicili e pas një martese jo të lumtur divorcohet e emigron në veri të Italisë, Punon si shitëse deri sa martohet me një pronar bizhuterish. Në vitet 90 Carmela shndërrohet në një star telemarketingu në televizionin lokal Rete A.

Pas vd.ekjes së bashkëshortit ajo lidhet me një sicilian pronar i disa lokaleve të natës në Genova, e hap në pronësi të saj një dyqan floriri. Siciliani vendos të ndërprej lidhjen me Carmelan e sipas rrëfimit të Carmelo Arlotta dhe ai rrihet për vd.ekje me porosi të saj. Hetimeve të policisë italiane kanë gjetur dëshminë mjekësore të asokohe në spitalin e Genovas e që vërteton se ish i dashuri i Carmelas ishte dh.unuar fizikisht me dy krahë të thyer.

Emigranti shqiptar Astrit Lamaj me precedent penal nga drejtësia italiane ishte sinjalizuar u zhd.ukur nga janari i viti 2013. Denoncimi për zhd.ukjen e tij ishte bërë nga i vëllai.

Loading...