Kush është moderatorja shqiptare që çdo 7 vite Zoti e bekon me një fëmijë(foto)

Ermira Causholli, moderatorja që fitoi zemrat e publikut me programin “Histori Dashurie”, ka rrëfyer për “Rudinën”, eksperiencën e saj si nënë e katër vajzave, por edhe emocioneve të paslindjes, së vajzës së saj Solara, muajin që lam pas.

E bekuar me katër vajza, të cilat edhe e surprizuan me anë të një videomesazhi gjatë programit, së bashku me bashkëshortin Ardit Causholli, Ermira na tregoi edhe moshën e tyre. Gea 21 vjeç, Luna 14 vjeç, Dian 7 vjeç dhe Solara vetëm 1 muajshe.

Ermira u shpreh se kjo ishte një rastësi e bukur dhe se nuk e kishte planifikuar një shtatëzeni tjetër, madje na njoftoi se së shpejti do të vi me një projekt të ri, mbetur pezull për shkak të shtatëzenisë:

“Përpara se të mbetesha shtatzënë po punoja për një projekt dedikuar grave, edhe e bukura e kësaj është që titulli i programit është ‘The future is female’.

Kur mora vesh shtëtzaninë thash, ishallah është edhe kjo gocë sepse unë duhet të jem shumë e frymëzuardhe e besueshme për publikun që kur them The future is female”, domethënë është ‘female’ dhe pike”, është shprehur moderatorja.

Loading...