Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në Tiranë, Rezart Prifti, i është bashkuar sot protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Studentët e përshëndetën me thirrje praninë e tij.
I duartrokitur nga studentët e tij, pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë ka marrë fjalën dhe ka shprehur mbështetjen për nismën e tyre duke e cilësuar protestën si “ mes auditori”.
Ai ka thënë:
Uroj që Fakulteti i Ekonomisë të ketë përfaqësuesit e vetë këtu dhe të jeni sa më shumë. Jeni gjenerata e parë që mendoni ndryshe, mësoni ndryshe, hani e pini ndryshe, motivoheni ndryshe dhe bashkoheni ndryshe. Ju jeni ndryshe nga gjithë njerëzit e dogmatisur që vijnë vërdallë.”
Loading...