Kush është personi që u arrestua sot në Durrës

Altin Ndoci, 33 vjec, eshte njeri nga personat e arrestuar nga policia ne lidhje me vrasjen e vellezerve Besmir e Viktor Haxhia ne Durres ne daten 27 prill.

Policia tha zyrtarisht se autorët janë Altin Ndoci 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për trafik droge dhe K. A. 22 vjeç, banues në Durrës.

Këta dy persona ekzekutuan me armë zjarri vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 prill dhe Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia në datë 2 mars.

Katër personat janë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Gjatë operacionit janë sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak, automjeti i përdorur për kryerjen e krimit dhe 12 aparate celular.

Armët e zjarrit të zjarrit të përdorura për të kryer krimin ishin fshehur në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta autorët.

Sipas policisë së shtetit mekanizimi i përdorur në të dyja vrasjet është i njëjtë./lajmifundit

Loading...