Aksident në Gjirokastër, përplaset për vdekje 12-vjeçari. Gjirokastër, mjeti që përplasi për vdekje 12-vjeçarin drejtohej nga polici kufitar 24-vjeçar Ertkon Dinaj
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, ku shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës