Kush është vajza që u mbyt sot në Kanionin e Holtës(foto)

Ne kete foto eshte 25-vjeçarja Desantila Sollaku që u mbyt sot në kanionin e Holtës.

Desantila u rrëmbye nga rryma e fuqishme e ujit në kanionin e Holtës pasditen e sotme dhe nuk arriti që të shpëtonte duke u mbytur.

25-vjeçarja banuese ne Lushnje, kishte vendosur të kalonte fundjavën se bashku me familjen në Holtë meqë vëllai, Denisi sapo ishte kthyer nga Gjermania.

E reja kishte planifikuar largimin drejt Gjermanisë këtë javë për të punuar si infermiere, pasi përfundoi studimet në Shqipëri.

 Familja Sollaku ka dy vajza dhe një djalë.

Prindërit e vajzës merren me tregti në Savër, produkte ushqimore.

Loading...