Kush është viktima dhe autori i vrasjes me thikë në Tiranë

Vladimir Zvezhda është 42-vjeçari që ka gjetur vdekjen si pasojë e plagosjes me thikë nga një konflikt për motive të dobëta me kunatin e tij.

Autori, i cili është arrestuar menjëherë nga policia është identifikuar si Klajdi Shundi, 34 vjeç. Ai ishte në gjendje të dehur kur plagosi kunatin rreth orës 03:45 në lagjen ‘5 Maji’ duke i shkaktuar vdekjen.
Njoftimi i pòlicisë

Plágòsi me thíkè me pasojë vdèkjen kunatin e tij, vihet në pránga nga sherbimet e Pòlicisë autori i dyshuar i ngjarjes.

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dòbëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dèhùr ka gòditur me thíkè në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plágës së marrë ka ndërruar jetë në spítal.

Sherbimet e Pòlicisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe árrèstimin e autorit. Nën drejtimin e Pròkurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...