Kush ia mori mendjen Saimir Tahirit sapo doli nga Gjykata/ ‘O ta hëngsha zemrën’

Një skenë e çuditshme është filmuar sot me daljen e ish-ministrit Saimir Tahirit nga Gjykata.

Sapo doli ministrit i turren gazetarët për ta pyetur rreth seancës gjyqësore, e cila u shty sërish, kur në sfond u dëgjua “O ta hangsha zemrën!”

Kjo shprehje dashurie erdhi nga një grua e cila po qëndronte pas kamerave dhe mbante veshur një bluzë me foton e Tahirit dhe poshtë saj shkruhej “I pafajshëm Saimir Tahiri! Legjenda Saimir Tahiri”.

Kur kaloi pengesën nga kamerat ku desh u pengua, Tahiri ndaloi para fanses dhe i tha me batutë “Prapë me këtë bluzë ti?!”

VIDEO:

Loading...