Kush ishte Nëntetarja shqiptare që humbi jetën në Letoni

Paraditen e sotme një minë i ka shkaktuar vdekjen Nëntetares Zarife Hasanaj duke plagosur edhe Major Klodian Tanushin dhe Rreshter Julian Kapajn gjatë misionit të tyre në kuadër të NATO-s në Letoni.

Hasanaj ishte sëbashku 8 efektivë të tjerë shqiptarë në Letoni si pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, të cilët po marrin pjesë në misionin e NATO-s.

Sipas Gjeneral Bardhyl Kollçaku incidenti ka ndodhur në momentin kur skuadra shqiptare po tentonte të pastronte një minë të paplasur, e cila kishte mbetur gjatë një stërvitjeje të mëpardhme të një aleati të NATO-s.

Në faqen e Facebook të saj, shihen foto të shumta nga jeta e përditshme, si dhe me veshjet ushtarake e në misione.

Loading...