Kush janë 10 futbollistët më të paguar në botë

Dyshja Messi-Ronaldo kanë qenë gjithnjë në rivalitet, jo vetëm në fushë, por edhe sa i përket vlerës që ka kartoni i tyre.

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka fituar vendin e parë në listën e futbollistëve më të paguar në botë. Sipas Forbes, ai ka zbritur nga froni Lionel Messin.

Ylli portugez u bashkua me Unitedin pas 12 vitesh larg, pas largimit nga Juventus, ndërsa Messi ka ndërruar klubin e fëmijërisë Barcelonën, për t’u bashkuar me Paris St Germain.

Ronaldo, ndër sportistët më të njohur në botë me mbi 500 milionë ndjekës në Facebook, Instagram dhe Tëitter, do të fitojë 125 milionë dollarë në sezonin 2021-22. 70 milionë dollarë që vijnë nga paga dhe shpërblimet në United, pjesa tjetër do të vijë nga partneriteti me markat e njohura si Nike, Herbalife, Clear dhe markën e tij CR7.

Messi, i cili kryesoi listën e vitit të kaluar, sipas Forbes zbret në vendin e dytë me 75 milionë dollarë fitime nga kontrata e tij me parizianët dhe 35 milionë dollarë nga sponsorizimet. Një total prej 110 milionë dollarësh.

Shoku i argjentinasit në PSG, Neymar, i cili në maj nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2025, është i treti në listë me të ardhura totale prej 95 milionë dollarësh.

Një tjetër lojtar i PSG -së, Kylian Mbappe me 43 milionë dollarë, është i katërti në listën e Forbes, ndërsa sulmuesi i Liverpoolit Mohamed Salah me 41 milionë dollarë, është i pesti.

Lista

Cristiano Ronaldo – 125 milionë dollarë

Lionel Messi – 110 milionë dollarë

Neymar – 95 milionë dollarë

Kylian Mbappe – 43 milionë dollarë

Mohamed Salah – 41 milionë dollarë

Robert Leëandoëski – 35 milionë dollarë

Andres Iniesta – 35 milionë dollarë

Paul Pogba – 34 milionë dollarë

Gareth Bale – 32 milionë dollarë

Eden Hazard – 29 milionë dollarë

Burimi: https://www.forbes.com/sites/christinasettimi/2021/09/21/the-worlds-highest-paid-soccer-players-2021–uniteds-cristiano-ronaldo-reclaims-top-spot-from-psgs–lionel-messi/?sh=3a10d9be3b7b

Loading...